Një biznesmen nga Vlora është ekzekutuar dje në mbrëmje në hyrje të banesës së tij në afërsi të Akademisë së Marinës.(UPDATE)

Biznesmeni Kacandon Shehaj 37 vjec sapo kishte parkuar automjetin dhe ne momentin kur po mbyllte dyert e garazhit është qëlluar me 7 plumba nga persona te paindentifikuar qe kane perfituar nga erresira.

Dy prej plumbave të pistoletës e kanë goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia e cila ka mberritur ne vendngjarje pas informacioneve per te shtena armesh ka gjetur trupin e te riut të mbuluar nga gjaku dhe pa jetë.

Biznesmeni Kacandon Shehaj ishte ndertues pallatesh ne Vlore. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes duke hetuar disa pista por motivi kryesor i ekzektutimit mendohet te jete per shkak te aktivitetit te viktimes.