Ish-drejtoresha e kulturës në Komunën e Priishtinës gjatë qeerisjes së Isa Mustafës, Vlora Dumoshi, ka reaguar pas largimit nga komuna të Blerta Zeqirit.
Ajo me anë të një postimi në në Facebook ka kërkuar nga gazetarët në Kosovë që të hulumtojnë se ku shkuan 800 mijë euro, duke hedhur akuza mbi tashmë Ish-drejtoreshën e Kulturës, Blerta Zeqiri. Ajo madje e ka ka quajtur Zeqirin si të paaftë.
“Komuna e Prishtinës, ku të paaftit provojnë aftësitë menaxheriale në poste vendimmarrëse, dështojnë thellë dhe ikin pa therë në këmbë. A ka gazetarë që hulumton suksesin e Blerta Zeqirit dhe aftësisë e saj për humbjen e 800.000€ (tetë qind mijë euro) të DKRS-së dhe mosrealizimin e asnjë projekti më të madh se manifestime kulturore”, ka shkruar ajo në Facebook. /Indeksonline/