TIRANE- Me një lëvizje të befasishme, prokuroria e Vlorës ka dërguar për gjykim Aleksandër Llanaj, Ani Begajn dhe Bertil Aliajn, të akuzuarit për "vrasjen në rrethana cilësuese" të tri personave të tjerë në 7 prill 2015, në lagjen "1 Maji" të qytetit Vlorë, gjatë një konflikti me armë ndërmjet disa personave. Ndërhyrja e shpejtë e këtij institucioni është bërë, sikurse pohon vetë, "për të shmangur shqyrtimin e ndryshimit të masës së sigurisë për të akuzuarin kryesor, Llanajt, nga i njëjti gjyqtar që ka zbutur masën për dy të pandehurit e tjerë. Dy të pandehurit e tjerë, Begaj dhe Aliaj nga arrest me burg kaluan në "detyrim për paraqitje", pavarësisht provave të shumta në ngarkim të tyre Vrasja në lokal Nga tërësia e provave dhe thënieve të dëshmitarëve ka rezultuar se shtetasit Albi Limaj dhe Ardi Velaj, më 7 prill 2015, kanë shkuar në lokalin ,,Ador". Në momentin që këta të fundit janë futur në verandën e lokalit ,,Ador" i pandehuri Alekandër Llanaj, duke ecur në drejtim të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ka goditur me armë zjarri në drejtim të tyre duke goditur fillimisht në drejtim të shtetasit Ardi Velaj. Si pasojë e goditjes me armë zjarri, shtetasit Ardi Velaj i është shkaktuar një plagë në kokë, në anën e majtë (pra në anësore) dhe se pistoleta që ishte pranë shtetasit Ardi Velaj nuk ka realizuar asnjë qitje.Po kështu, nga i pandehuri Aleksandër Llanaj është goditur më pas, fillimisht në gjoks, shtetasi Haki Rakipi, i cili kishte armë pa viaska, fiksuar në vendngjarje, me të cilën ka goditur tetë herë të gjetura në vendin e ngjarjes që i përkasin kësaj arme. Rezulton se shtetasi Haki Rakipi është goditur për herë të dytë nga arma e të pandehurit Aleksandër Llanaj në kokë, në pjesën e djathtë të tij. Nga automjeti tip BMV, me targa AA 323 AO, ka dalë i pandehuri Bertil Aliaj, i cili pasi është futur në anën e lokalit ku ndodhej ende i gjallë shtetasi Albi Limaj duke konstatuar plagosjen e tij. Shtetasi Albi Limaj ka dalë nga lokali ,,Ador" nga e njëjta hyrje që edhe është futur në verandën e tij, ndërsa i pandehuri Aleksandër Llanaj, ka dalë nga pjesa tjetër e lokalit nga ku ishin futur dhe qëndronin në verandë të shtrirë në tokë kufomat e shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Rezulton se i pandehuri Aleksandër Llanaj është futur në automjetin BMV X5, me targa AA 323 AO që drejtohej nga i pandehuri Ani Begaj dhe ka komunikuar me këtë të fundit. Më pas, i pandehuri Ani Begaj është afruar tek i pandehuri Bertil Aliaj me të cilin kanë komunikuar dhe ku i ka dhënë armën e luftarake që i pandehuri Aleksandër Llanaj ka bërë goditjet. Ekspertimi i armëve Sipas aktit të ekspertimit balistik, rezulton se predha që i është gjetur shtetasit Albi Limaj është qitur nga arma e të pandehurit Aleksandër Llanaj, ndërkohë që ky ishte spostuar në drejtim të hyrjes tjetër për në verandën e lokal ,,Ador" ku ndodheshin shtetasit Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Si pasojë e goditjeve me armë të të pandehurit Aleksandër Llanaj ka gjetur vdekjen shtetasi Albi Limaj. Nga sa më sipër, rezulton se i pandehuri Alekësandër Llanaj ka kryer vrasjen me dashje me armë luftarake të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, veprime këto të cilat i ka kryer në bashkëpunim me shtetasit Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe të ndjerin Albi Limaj (i cili ka organizuar edhe takimin). Në lidhje me vrasjen e të ndjerit Albi Limaj, i pandehuri Aleksandër Llanaj duke e ekspozuar këtë të fundit me dashje ndaj goditjeve me armë të realizuara prej tij i ka shkaktuar atij vdekjen. Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Shtator 2015 Redaksia Online (d.a/shqiptarja.com) 19 Ndiqni Shqiptarja.com në Facebook dhe në Twitter TAG: prokuroria aleksander llanaj ani begaj