Policia e Vlorës, ka zbuluar dhe ka asgjesuar 5780 rrënjë bimë narkotike e llojit “cannabis sativa”. (Në foto serat ku ishte mbjellë droga)


Sipas policisë lënda narkotike me lartësi deri ne 65 cm u zbulua në dy sera në fshatin Oshtimë, në afërsi të pyllit, e vendosur në kubikë dhe gati per tu mbjellë në tokë.


Nga veprime të mëtejshme procedurale ka rezultuar se serat ku u gjet lënda narkotike ishin në pronësi të shtetasit Bujar Kamberaj. Në këtë aktivitet ishte e përfshirë bashkëshortja e tij Shqiponja Kamberaj 54 vjeç, e cila u arrestua dhe dy fëmijët, të shpallur në kërkim, bashkë me të atin.


Personat e shpallur në kërkim janë:


1.            Bujar S. Kamberaj, 59  vjeç,  banues në fshatin Oshtimë.


2.            Helis B. Kamberaj,  31 vjeç ,  banues në fshatin Oshtimë (i biri).


3.            Henea B. Kamberaj,  27 vjeç ,  banues në fshatin Oshtimë  (i biri).


vlore kanabisi1 vlore kanabisi 2


vlore kanabisi3 vlore kanabisi 4


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter