100 deri në 500 mijë lekë është gjoba për aktivitetin e biznesit të vogël që nuk është pajisur me kasën fiskale. Dretoi i tatimeve në qytetin e vlorës Roland Haskaj bën të ditur se pajisja me kasa për biznesin e madh ka përfunduar ndërsa biznesi i vogël është shumë mbrapa me këtë proces.
"Cdo subjekt që ka detyrimin për tu pajisur me kasë fiskale dhe nuk
është pajisur akoma, është objekt penalizimi nga administrata tatimore,
dhe direkt penalizohet me 100 mijë lekë të reja. Nëse pas 15 ditësh
përsëri nuk është fiskalizuar, nuk është pajisur me kasë fiskale,
detyrimi tjetër është 500 mijë lekë të reja. Dhe pas 15 ditësh të tjera
nuk është pajisur përsëri me kasë fiskale mbyllet në mënyrë të
detyruar", tha Roland Haskaj, Drejtor i Degës së Tatimeve, Vlorë.
Meqënëse afati i pajisjes me kasa fiskale për biznesin e vogël ka
përfunduar drejtori Haskaj iu bën thirrje bizneseve që janë nën
juridiksionin e bashkive Himarë,Orikum dhe Selenicë të vënë në përdorim
kasat si një mënyrë për transparencën e plotë të aktiviteteve të tyre ,
duke bërë të mundur kështu edhe shmangien e masave administrative të
parashikuara për kundravajtësit.
Festim Llanaj