Detyrim paraqitjeje ka qënë vendimi i gjykatës së Vlorës për kreun e Hipotekës, Edmond Banushi. Vendimi ka qënë i tillë edhe për ish-punonjësin e këtij institucioni dhe biznesmenin e arrestuar të premten e kaluar.
VLORË- Gjykata e Vlorës mori vendimin për lirimin e kreut të Hipotekës, Edmond Banushi, i arrestuar të premten e kaluar, së bashku me një ish punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurive dhe një biznesmen, nën akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës. Gjykata arriti në konkluzionin se arrestimet ishin të paligjshme, për shkak se cështja për të cilën gjykohen nuk përbën një krim të rëndë.
Ndërkaq, Gjykata vendosi masën detyrim paraqitjeje për drejtorin e Hipotekës, Edmond Banushi, ish punonjësin Viktor Kulaj dhe biznesmenin Oart Begaj.
(e.n/BalkanWeb)