Foto ilustruese

Dy bombola gazi kanë shpërthyer në katin e dytë të një ndërtese në lagjen Isa Boletini të qytetit të Vlorës.


Fatmirësisht nuk ka patur dëmtime në njerëz. Në momentin që kanë shpërthyer dy bombolat e gazit, në banesë nuk ka patur asnjë nga të zotët e shtëpisë.


Zjarrfikësen e kanë lajmëruar komshinjtë. Mbërritja në kohë e zjarrfikëseve dhe vënia nën kontroll e zjarrit ka shmangur rrezikun për përfshirjen nga flakët edhe të apartamenteve të tjera.


Banorët thanë se flakët rrezikuan jo vetëm ata, por edhe kalimtarët në momentin e shpërthimit.


Dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale, ndërsa hetimet kanë nisur për të saktësuar shkaqet e zjarrit.


21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)