Një trup i pajetë është gjetur në vendin e quajtur Shpella e Haxhi Ali-ut, në Vlorë, në zonën e Karaburinit.
Policia njofton se viktima është identifikuar si Armando Hallvaxhiu, 34 vjeë nga Tirana i cili merrej me zhytje.
Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e Haxhi Ali-ut, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë”, – thuhet në komunikatën e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
22 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)