VLORë- Pluskimi i bulzave të ujit nga ngjitja lart e polumbarit Viktor Leskaj, i janë dukur të afërmit të tij Qamil Haskaj si tufë me peshq, duke i vendosur dinamitin e për rrjedhojë duke i shkaktuar vdekjen 34 vjecarit Viktor Leskaj.
Në këtë konkluzion ka dalë policia e Vlorës për vdekjen e Leskaj tre ditë më parë ku 34 vjecari vdiq ndërsa kish dalë për peshkim me të afërmin e tij, Qamil Haskaj 38 vjec.
Policia i vuri prangat këtij të fundit me akuzën për vrasje nga pakujdesia dhe peshkim i ndaluar. Viktima gjeti vdekjen në afërsi të bregut të detit në zonën e quajtur Raguza 1, pasi kish hyrë në thellësi për të mbledhur dater, një lloj midhje që rritet në gurë.
(m.a/News24/BalkanWeb)