VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Kalaja” në Vlorë. Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin ka përfunduar në një gropë të hapur për ndërtimin e një pallati.
Drejtuesi i mjetit tip Opel me targa VL 3588 B, Mond Haskaj ka humbur kontrollin e makinës duke rënë në gropë, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë.
Policia bën të ditur emrat e viktimave të këtij aksidenti tragjik, të cilën janë 70 vjecari, Zenel Haskaj dhe Vathi Shkurtaj 40-vjec.
Forca të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
(e.n/BalkanWeb)