VLORË – Policia sekuestroi një gomone 6 metra të gjatë në bregdetin e Dëllinjes në Vlorë. Sipas policisë, gomonia do të ngarkohej me lëndë narkotike rreth orës 02:00 me qëllim transportin drejt shtetit të Italisë.

Por, kjo gjë nuk u realizua pasi gomonia kishte ngecur në rërë.

Peshkatarët lajmëruan policinë kufitare, e cila filloi kërkimet dhe krehjen e zonës së bashku me njësinë Delta Forcë për gjetjen e lëndës narkotike. 

Operacioni i policisë vazhdon përgjatë bredgetit të Dëllinjes, ku u gjet dhe gomonia.

(v.gj/shqiptarja.com)