kanabisNjë serë domatesh në fshatin Oshtimë të Vlorës është kthyer ne një vend për kultivimin e lëndëve narkotike.

Pas një aksioni antikanabis të nisur prej disa javësh në qytetin e Vlorës, policia ka arritur të zbulojë dhe të asgjësojë rreth 5800 rrënjë "cannabis".

Lënda narkotike me lartësi 65 centimetra e mbjellë në sera u gjet në një zonë fare pranë pyllit, e vendosur në kubikë dhe gati për t'u mbjellë në tokë.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga 54-vjeçaren Shqiponja Kamberaj, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëshortin Bujar Kamberaj dhe dy djemtë e tyre Helis dhe Enea Kamberaj.