KanabisPolicia e Vlorës, në vijimësi të planit operacional anti-kanabis,  ka zbuluar dhe asgjësuar 5780 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Lënda narkotike me lartësi deri ne 65 cm u zbulua në dy sera në fshatin Oshtimë, në afërsi të pyllit, e vendosur në kubikë dhe gati për tu mbjellë në tokë.


Nga veprime të mëtejshme procedurale ka rezultuar se serat ku u gjet lënda narkotike janë në pronësi të shtetasit Bujar Kamberaj. Gjithashtu nga veprimet të  mëtejshme hetimore ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale është përfshirë edhe bashkëshortja e tij  Shqiponja Kamberaj,  54vjeç,  banuese në fshatin Oshtimë e cila u arrestua në flagrancë.


Gjithashtu Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe ka shpallur në kërkim edhe shtetasit djemtë e Bujarit,  Helis. Kamberaj,  31`vjeç  dhe Henea Kamberaj, 27 vjeç, banues në fshatin Oshtimë  (i biri). U bë dokumentimi i plotë ligjor i këtij rasti dhe asgjësimi i lëndës narkotike me djegie. Policia po punon për kapjen e peronave të shpallur në kërkim.


28 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Vlorë, policia zbulon 5780 rrënjë kanabis, shpall në kërkim meshkujt e familjes u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.