VLORË-Plot 700 kg kanabis sativa u sekuestrua sot në Karaburun nga policia. Sasia e drogës e kapur sot pason atë të një ditë më parë të operacioni antidrogë ku u sekuestrua plot 847 kg kanabis. 

Mësohet se sasia e drogës u gjet rreth ores 15:30 në vendin e quajtur “Gjiri i Arushës”, mbi një gomone rreth 7 metra e gjatë. Policia është vënë në kërkim të trafikantëve duke nisur nje operacion te gjere ne det e ne toke.

Aksioni antidrogë u ndërmor nga policia kufitare e cila ben me dije se kanabisi i paketuar në 25 canta dyshohet se vjen nga Greqia.

Një ditë më parë, policia sekuestroi po në Karaburun një sasi droge prej 847 kg të llojit kanabis sativa.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Sekuestrohen 841 kg kanabis në Karaburun, do transportohej në Itali- FOTO