policia e vloresPolicia kufitare e Vlorës ka bërë të mundur kapjen e një gomoneje që vinte nga Italia, por pa mundur të kapë dot trafikantët të cilët kanë qenë të pajisur me dy armë automatike, të sekuestruara tashmë nga uniformat blu.


Sipas policisë së qytetit bregdetar, armët i përkasin trafikantëve të drogës, të cilët sapo kanë konstatuar forcat e policisë janë larguar në drejtim të paditur. Pas një ndjekje nga forcat e policisë, gomonia zbarkoi në bregdetin e Zvërnecit. Aksioni i policisë u përqendrua në zonën e Hoxhares gjatë kontrollit të vijës bregdetare me qëllim parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës tre persona. Të shoqëruarit janë shtetasit me iniciale M.A 25 vjeç, K.D 28 vjeç dhe A.K 38 vjeç. Shtetasi me iniciale A.K tentoi ti largohej policisë me një automjet duke kaluar dy postblloqe, por u kap nga patrulla.


23 mars 2014 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Vlorë, sekuestrohet gomonia e braktisur u publikua me pare te Gazeta SHQIP.