gomoniaPolicia e Vlorës ka sekuestruar një gomone me 347 kilogramë hashash që po bëhej gati të nisej për në Itali, nga vendi i quajtur Gjiri i Anglezit ne Karaburun.


Operacioni është kryer në bashkëpunim me shërbimet e ‘Guardia di Finanza’ dhe goditja është bërë pas marrjes së një informacioni në rrugë operative se një sasi lënde narkotike do të trafikohej nga brigjet e Karaburunit për në Itali.


Policia gjeti një gomone rreth 7 metra të gjatë të pajisur me një motor 250 kw fuqi, e cila ishte e mbushur me 347 kg lëndë narkotike në pritje për t’u trafikuar në drejtim të Italisë.


19 nëntor 2013 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Vlorë, sekuestrohet gomonia me 347 kile marijuanë u publikua me pare te Gazeta SHQIP.