Foto ilustruese

Foto ilustruese



Shpëtohen mrekullisht tetë djem të rinj që rrezikonin të mbyteshin në Karaburun. Të rinjtë kishin lëshuar alarmin SOS që prej ditës së djeshme, pasi gomonia me të cilën lundronin ka rrezikuar të mbytet.


Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se të rinjtë kanë deklaruar se kishin dalë për peshkim në Karaburun, me një gomone rreth 6 metër të gjatë, e cila ka pësuar defekt, duke i lënë të bllokuar në mes të detit.


Fatmirësisht ndërhyrja në kohë nga ana e rojeve bregdetare italiane Guardia di Finanza ka bërë të mundur lokalizimin e të rinjve në afërsi të shpellës së ‘Haxhia Aliut’, dhe i ka dorëzuar ata tek autoritetet shqiptare.


Operacioni i policisë ka përfunduar rreth mesnatës, ndërsa të rinjtë mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.


7 nëntor 2013 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Vlorë, tetë të rinj rrezikojnë të mbyten në Karaburun, shpëtohen nga rojet italiane u publikua me pare te Gazeta SHQIP.