Persona ta paidentifikuar kanë vjedhur makinën e një punonjësi policie, por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Pasi kanë marrë makinën ata kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me një shtyllë elektrike.


Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një automjet tip Mercedes-Benz është përplasur në qytetin e Vlorës.


Automjeti me targa VL 9861 B, ishte në pronësi të një punonjësi policie, ndërsa është grabitur nga persona të paidentifikuar ende nga policia.


Në afërsi të vendit të aksidentit, por dhe në brendësi të mjetit janë gjetur njolla gjaku, që tregon se personat që kanë grabitur mjetin janë plagosur pas përplasjes.


Policia po ushtron kontrolle përreth, ndërsa pritet të kryhet ekspertiza e mjetit për të identifikuar autorët.


21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)