VLORE-Një 52-vjecar është vrarë me amrë zjarri në Selenicë të Vlorës mesnatën e së dielës, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
Policia e Vlorës bën të ditur se viktima quhet Nure Xhaferraj, 52 vjec nga fshati Selenicë. Plagët e marra në trup me armë zjarri i kanë marrë jetën në vend Xhaferrajt.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
Forcat policore kanë shoqëruar 6 persona për ngjarjen. Vijojne hetimet per ngjarjen.
(d.b/BalkanWeb)