Task forca e ngritur për luftën ndaj lëndëve narkotike do të ketë në qendër të vëmendjes së saj dhe verifikimine pasurive të cilat dyshohet se vijnë nga aktivitete të paligjshme.


Në mbledhjen e rradhës, të zhvilluar paraditen e sotme kryeministri Edi Rama nënvizoi se pikërisht asetet e grupeve kriminale duhet të jenë në qendër të vëmendjes


Megjithatë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako thekson se ka pasur një kontroll të shtuar të territorit dhe si pasojë është ulur me 25 herë sipërfaqa e kultivuar.


Zëvendësministrja Rovena Voda nënvizon se në një vit janë evidentuar 50 milionë euro pasuri e dyshuar.


Rovena Voda: Nga referimet e hetimeve pasurore të kryera nga strukturat policore të Hetimit të Aseteve Kriminale janë gjetur dhe identifikuar rreth 50 milion euro, si automjete, vila, apartamente e lokale.


Për 30 raste janë nxjerrë urdhra bllokimi të llogarive/transaksioneve në vlerë totale rreth 3.7 mln euro.



– Drejtoria e Tatimeve ka referuar mbi 180 raste të dyshimta në Policinë e Shtetit dhe Prokurori që konsistojnë në pasuri të pajustifikuara dhe transaksione pa logjikë ekonomike e ligjore.



-Në këto 8 muaj u kapën 20 herë më shumë drogë se në 2016.



-55 janë grupet kriminale të goditura me mbi 180 persona të proceduar.



Edhe nga 20 raportimet e Guardia di Finanza për parcela të dyshuara, pas fluturimeve me avion, vetëm 5 prej tyre rezultuan me rreth 700 bimë kanabis, ndërsa të tjerat me kultura bujqësore.



Po ashtu kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do të shtyhet dhe me një muaj monitorimi nga ajri i territorit për të kontrolluar për sipërfaqe ku kultivohet kanabis. kjo me mbështetjen e fondeve të Bashkimit Europian


/Oranews.tv/ 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter