18/08/2011  Vjen shërbimi


Kompania Vodafone ka njoftuar se tashmë ka hedhur në treg shërbimin “Vodafone Fleet Master” për menaxhimin e flotës së automjeteve. Ky shërbim ju krijon mundësi kryesisht pajtimtarëve kompani dhe korporata të Vodafone të monitorojnë lëvizjen e automjeteve të tyre në çdo moment, duke sjellë ulje të kostove të transportit dhe rritje të sigurisë së lëvizjes. Shërbimi “Vodafone Fleet Master” mundëson që automjetet e një kompanie të jenë të lidhura me një sistem qendror monitorimi, i cili bën të mundur ndjekjen në kohë reale të lëvizjeve të çdo automjeti. Ky shërbim realizohet duke instaluar në çdo automjet një pajisje të veçantë, e cila përmban një kartë SIM që lidhet me rrjetin Vodafone. I gjithë sistemi i monitorimit menaxhohet përmes një sistemi kompjuterik që është në gjendje të ofrojë informacion të drejtpërdrejtë për mjetet, si dhe të përpunojë të gjithë të dhënat që transmetohen nëpërmjet rrjetit Vodafone. Sistemi aksesohet nga përdoruesi i shërbimit nëpërmjet Internetit dhe kryen lidhjen me hartat dixhitale të detajuara, të cilat mundësojnë një saktësi të lartë në përshkrimin e pozicionit të automjetit dhe statusin e tij të lëvizjes. Ai mundëson alarme sinjalizues për ngjarje të ndryshme (psh. sinjalizime për tejkalim shpejtësie apo dalje prej një territori gjeografik të caktuar) duke njoftuar automatikisht me e-mail dhe/ose SMS. Shërbimi ofron siguri të lartë të ruajtjes së të dhënave dhe nga ana tjetër është shumë i thjeshtë për t’u përdorur. Ky shërbim redukton kostot e transportit për kompaninë tuaj dhe në të njëjtën kohë rrit produktivitetin, efektivitetin dhe kënaqësinë e klientëve. Vodafone e ofron shërbimin “Vodafone Fleet Master” nëpërmjet planeve të ndryshme tarifore kundrejt pagesës fikse mujore.