Ish-deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj është ndaluar nga policia në Durrës dhe më pas është lënë sërish i lirë. Shoqërimi i tij është bërë dje (09.10.2017) teksa po kalonte kufirin në Durrës drejt Italisë.


Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, i ashtuquri Kaubojsi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh


Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve  te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal, sqaron policia.


10 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)