Një fëmijë tre vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet tip Volkswagen. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Peqin Rrogozhinë.


Policia thotë se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, një 31 vjeçar me iniciale M.V.


Njoftimi i policisë:


Në aksin rrugorë Peqin – Rrogozhinë,  shtetasi M. V., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Volkswagen, ka aksidentuar shtetasin e mitur F. L., 3 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.


Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.


Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter