Kompania e prodhimit të makinave do të nisë shumë shpejt tërheqjen e makinave të prekura nga skandali i trukimit.


Lajmi është bërë i ditur nga kreu i ri i kompanisë Matthias Mueller.


Gjatë një interviste për mediat vendase, ai tha se të gjitha makinat do të rregullohen brenda vitit 2016, por nuk harroi të specifikojë që numri i punonjësve të përfshirë në skandal është i papërfillshëm.


Gjikandi i prodhimit të makinave tha se do të rishikojë gjithashtu edhe markat e tjera të saj, duke veçuar supermarkën Bugatti.


Mueller deklaroi se kompania po përballet me ndryshime të cilat do të jenë të dhimbshme për të gjithë.


Ai i siguroi punonjësit që do të bëjë të pamundur për të mos shkurtuar numrin e tyre, por invesitimet që deri tani ishin parë si të nevojshme, veçanërisht në fushën teknologjike për momentin do të pezullohen.


Deri tani për të mbuluar skandalin firma ka shpenzuar 6.5 miliardë euro, por sipas analistëve fatura përfundimtare do të jetë shumë më e lartë pas gjobave të mundshme në SHBA dhe koston e rregullimit të automjeteve.


Skandali i Volsvagen shpërtheu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas testeve për ndotjen në ambient, ndërkohë që më pas u konfimrua se edhe vendet europiane janë prekur nga trukimi, ku Franca dhe Italia kanë nisur hetimet.


Gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar mendohet se 1.2 milion automjete mund të jenë prekur nga skandali.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter