Prezantimi i Valdrin Pjetrit si prefekti i ri i Shkodrës ka degjeneruar në një përplasje midis kryebashkiakes Voltana Ademi dhe Drejtorit të Policisë Ardi Veliu.


Ademi e revoltuar i ka kërkuar llogari Shefit të Policisë për goditjet e munguara ndaj bandave të krimit të organizuar në qytet dhe me tone të ashpra ka theksuar se vrasjet që po ndodhin kaq shpesh po i bëjnë shkodranët të braktisin qytetin.


Sipas saj, Shkodrën në kushtet aktuale nuk e sistemon dot asnjë drejtor i ri policie, por duhet ndërhyrje me themel e forcave të specializuara. Ndërkohë, Veliu i ka kërkuar një javë kohë kryebashkiakes për të vepruar.



DEBATI ADEMI-VELIU:


Ademi: Duke filluar nga Gjobvalin Loka dhe Vehbi Bushati kanë pasur vullnetin e ,mirë të bashkëpunojnë. Kjo nuk diskutohet në Shkodër. Nuk është çështja e vullnetit të një personi, Nuk është aspak politike, se e them para dhe pas kamerave. Shkodrën nuk e bëjnë as tre vetë që e duan Shkodrën dhe që e bëjnë me vetëmohim, nuk e bën edhe një polici vetëm në Shkodër.


Veliu: Kryetare unë këtu nuk jam politikan.


Ademi: Duhet të ketë forca të specializuara. Ne duhet të parandalonim ngjarjen. Në këto histori ka pasur edhe njerëz të pafajshëm që kanë hëngër plumb.


Veliu: Edhe njëherë të lutem. Unë nuk jam politika, unë jam Drejtori i Përgjithshëm i policisë.


Ademi: Të lutem ne po flasim për ngjarjen.


Veliu: Para një jave nuk më the këtë opinion. Nëse situata ndryshon për një javë atëherë kjo është.


Ademi: Forcat e policisë duhet të jenë të përgjegjshme, ju nuk mund të largoheni kështu.