K



reu i PR-së, Fatmir Mediu e ka quajtur votën e Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB, hap të nxituar, absurd, e të nisur nga interesa personale politike te Edi Rames dhe jo interesat e Shqipërisë. Sipas Mediut tha se qëndrimi i qeverisë për votën në OKB ka cenuar rëndë marëshëniet me Amrikën, duke pasur parasysh deklaratat e Donald Trump.


Posimi i Mediut


Te dashur miq


Vota e Shqipërisë kundër SHBA është një hap i nxituar, absurd, i nisur nga interesa personale politike te Edi Ramës dhe jo interesat e Shqipërisë, është kundër Interesave Kombëtare.


Me e pakta qe duhet te bënim ne këtë rast duhet te ishte abstenimi siç beri Kroacia, Rumania, Çekia, Hungaria vende anëtare të BE-së dhe vende anëtare të NATO-së.


Miopia shkon deri atje sa ku qëndrim te shfaqet si pro Evropian duke cenuar rende marrëdhëniet me Amerikën, për me tepër kur administrata e Trump ka bere paralajmërimet e saj.


Ne diplomaci nuk ka qëndrime permanente por diplomaci aktive, qe vendos ne plan te pare Interesin kombëtare.


SHBA si asnjë vend tjetër ka qene ne krah te shqiptarëve qe nga pavarësia, NATO çlirimi dhe pavarësia e Kosovës.


Për çështje te tilla nuk mund te vendoset as me emocion as me deshira dhe interesa politike, por me interesa kombëtare. Kjo kërkonte patjetër një konsultim ne nivelet me te larta te Presidenti i Republikës dhe ne komisionin e politikes jashtme te parlamentit.


Per me teper kërkonte nje diskutim paraprak me aleatin tone strategjik SHBA.


22 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)