Deputetët e mazhorancës kanë votuar projektligjin për lojërat e fatit. Me 75 vota pro, deputetët vendosën që të ndalojnë aktivitetin e tyre.


Drafti i propozuar nga qeveria, i ndryshuar nga Komisioni i Ekonomisë, parashikon mbylljen e të gjitha pikave të basteve, kazinove, bingove, garave në pistë dhe çdolloj basti të organizuar. Drafti ndalon edhe bixhozin online në distancë.


Ndërkohë nuk ka pasur asnjë surprizë në Kuvend sa i përket dekretit të Presidentit Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim të ligjit që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar, pasi mazhoranca e ka rrëzuar atë me 74 vota pro.


25 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)