Policia e Kolonjës ka shoqëruar  6 persona pasi kanë vrarë kafshë ë egra në pyll, duke thyer moratoriumin e gjuetisë. Ngjarja ka ndodhur në Kolonjë, ku disa të rinj pasi kanë vrarë kafshët e egra, postuan fotografi dhe i postuan ato në Facebook. Kjo gjë ka irrituar qytetarët, të cilët pa nguruar i shpërndanë fotot në media dhe gjithashtu e denoncuan rastin në polici.


Lidhur me foton e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 6 shtetas me një mjet tip fuoristradë, me dy armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara, informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Kolonjë, kanë kryer verifikimet përkatëse, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të mëposhtëm: E.L, L.Ç, S.G, banues në Korçë;  L.M, banues në fshatin Polenë,  A.D dhe D.D, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë.


Në bazë të ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” u bë bllokimi i armëve të gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëve. Inspektorati i Pyjeve dhe Mjedisit ka ndëshkuar me masë administrative dy prej shtetasve.


Policia e Korçës gjen rastin të falënderojë iu bën thirrje qytetarëve të denoncojnë falas në numrin 112 çdo rast të gjuetisë së paligjshme, duke garantuar reagim të shpejtë dhe vënien përpara përgjegjësisë të çdo shkelësi.


 


19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)