Të tjera detaje dalin në dritë rreth vrasjes së studentes greke nga një shqiptar dhe shtetas grek. Bëhet fjalë për ngjarjen e 27 nëntorit 2018, ku viktimë ka mbetur Eleni Topaloud. Mediat fqinje kanë  publikuar sot videon e marre nga kamerat e sigurisë, qe tregon takimin e shqiptarit me viktimën.


Fillimisht shqiptari shkon pranë banesës së studentes dhe pret pak sekonda poshtë pallatit. I riu shqiptar lëviz për disa momente dhe duket nervoz. Pasi e reja del, shqiptari e përqafon dhe më pas largohen të dy për tu takuar me shokun tjetër, grekun 21-vjeçar.


Më pas ata kanë abuzuar seksualisht, ndonëse vajza ka refuzuar me forcë. Prej kësaj, djemtë e kanë goditur me armë të ftohtë në kokë. Duke kujtuar se ajo kishte vdekur, kur nË fakt kishte humbur ndjenjat ata e morën me makinë dhe e hodhën nga shkëmbinjtë në det, ku ajo gjeti edhe vdekjen.


Pas autopsisë që i është bërë trupit të viktimës, ka rezultuar se ajo ka humbur jetën nga mbytja dhe se nga dhuna vetëm kishte humbur ndjenjat. Ende nuk është i qartë roli i secilit prej tyre në vrasjen e studentes.



6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)