SHBAMichael Madison ka vrarë tre gra në Ohajo në SHBA dhe për këto krime është dënuar me vdekje. Por menjëherë pas seancës, kur një nga prindërit e viktimës kishte kërkuar fjalën, vrasësi ka filluar të qeshë. Një përballje. Një skenë që babai i Shirellda-s nuk ka mundur ta durojë këtë dhe i është hedhur përsipër në tentativë për ta sulmuar.


Shirellda Terry, ishte 18 vjeçe kur është vrarë. Trupi i saj së bashku me atë të Shetisha Sheely (38 vjeçe), e Angela Deskins (28), janë gjetur në vitin 2013 në disa thasë.


Vrasësi i kishte mbytur të trija. Vrasësi, Michael Madison, nuk është penduar asnjëherë për krimet e kryera dhe për këtë, gjykata popullore ka vendosur dënimin kapital: atë me vdekje.



3 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)