Tre muaj pas vrasjes së  33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj Vlorë dhe plagosjes së tre personave të tjerë, policia ka vënë në pranga një tjetër autor, i cili dyshohet se ka lidhje me krimin.


Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Eljaso Çela, 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm kriminalë) Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e datës 20.04.2017, ndodhur në lagjen Uji i Ftohtë në Vlorë, ku në ambjentet e një lokali është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Gj si edhe janë plagosur tre shtetas të tjerë,sqaron policia.


Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë konsumuar elementë të veprave penale : Vrasja në rrethana cilësuese dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit. 


Ndërkohë një tjetër person vijon të jetë ende në kërkim.


Një ditë pas krimit policia ka arrestuar Gani Tozaj. 19 vjeçari u arrestua mëngjesin e 21 prillit në banesë, në zonën ku ndodhi vrasja rreth 500 metra larg vendit të krimit.


Lexo me shume rreth ngjarjes


Krim i rëndë në Vlorë: 1 i vdekur, tre të plagosur


Viktima në Vlorë i dënuar si bashkëpunëtor në një vrasje në 2000


Vrasja në Vlorë, foto brenda lokalit ku u shkrehën breshëri plumbash


Krimi në Vlorë, arrestohet një nga autorët, dy të tjerë në kërkim


Vrasja në Vlorë për një pëllëmbë. 19 vjeçarit i gjenden atletet me gjak


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter