Gjykata për Krime të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg ndaj 4 të dyshuarve për vrasjen e Devi Kasmit të arrestuar pak ditë më parë në kryeqytet.


Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, i dyshuar si vrasës me pagesë, edhe 3 të arrestuarit e tjerë kanë mohuar përfshirjen në ekzekutimin e Devi Kasmit.


Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari akuzohen si bashkëpunëtorë në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes.


Devi (Dëfrim) Kasmi i ekzekutua 1 javë më parë në rrugën Kongresi i Manastirit. 42-vjeçari grek dyshohet të jetë ekzekutori i Kasmit, i porositur nga Aurel Hoxhallari, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.


5 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)