Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Kastriot Gjuzi, i dyshuari kryesor për vrasjen e Marjo Majollarit. Në sallën e gjyqit Gjuzi i ka mohuar akuzat dhe ka rrëfyer se ne vendngjarje gjendej rastësisht pasi në atë lagje ka vjehrrin.


Nuk kam lidhje me vrasjen. Kam qene 50 metra larg vendit të ngjarje pasi kam vjehrrin afër. U largova se erdhën shume forca policie dhe mendova se mos kanë bërë gjë nipërit. Po  kthehesha me dëshirën time nga Kosova pasi nuk kam lidhje me vrasjen, ka deklaruar Gjuzi.


Majollari u ekzekutua mbrëmjen e 10 prillit në zonën e Kinostudios në Tiranë.


22 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)