deshmitare-e-shperthimitNjë nga dëshmitaret që ka parë skenën e tmerrit, ku mbeti i vdekur Baki Xhabafti, makina e të cilit u hodh në erë përpara Bashkisë së Vorës, thotë se me shumë gjasë ai ka vdekur në vend.


Dolën të gjithë në rrugë dhe kush e kush të nxitonte i pari që të lajmëronte ambulancën e policinë. Makina ishte përfshirë nga flakët dhe nuk mund ti afrohej askush nga ne shumë afër, për shkak se ajo shpërthente herë pas here. Disa banorë këtu pranë nxituan të merrnin kova me ujë dhe zorra që të shuanin zjarrin.


Kur ka ardhur zjarrfikësja këtu, nuk ka pasur më flakë se e shuan banorët me mjetet e tyre.


Ai me shumë mundësi ka vdekur në vend nga gjithë ai shpërthim dhe më pas është djegur. Kur e nxorën nga makina nuk dukej se çfarë ishte, njeri apo çfarë. Nuk kishte ngelur asgjë për tu parë nga trupi i tij. Fillimisht mendova mos ishte ndonjë banor i zonës, por pasi mësova emrin e viktimës, nuk e njoha, tregon ajo.