Vrasja në qendër të Elbasanit e avokatit të fisit Çapja dhe Emiljano Shullazit është një nga aktet më të rënda kriminale në vitet e fundit.


Duke qenë se Ravik Gurra u ekzekutua pak ditë para seancës së radhës gjyqësore të klientit të tij, hetimet janë përqendruar te puna e tij si avokat. Ndërkohë për ngjarjen ka folur edhe ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një analize në Facebook.


Ai e lidh ekzekutimin e Ravik Gurrës me krimin shtetëror, pasi sipas tij fakti që avokati mbronte ligjërisht kriminelët në Gjykatë, ka bërë që ai të mësonte lidhjet qeveritare me drogën dhe krimin.


POSTIMI I BERISHËS:


Vrasja e avokatit Gurra një vrasje tipike shtetërore e narkoshtetit!


Miq, vrasja e avokatit Gurra me te drejte ka tronditur thelle avokatinë e vendit dhe opinionin publik te qytetit te Elbasanit ku ai kishte një reputacion te mire dhe me gjere.


Kam ndjekur me keqardhje dhe trishtim te thelle ketë krim te rende te radhës te narkoshtetit. Me këtë rast i shpreh familjes Gurra ngushëllimet e mia te ndjera dhe Dhomës se Avokatisë te Shqipërisë solidaritetin tim njerëzor.


Te dhënat e deri tanishme flasin se kemi te bëjmë me një vrasje shtetërore tipike për narkoshtetin. Avokati Gurra, penalist i njohur mbronte disa nga bandat me te rrezikshme te partisë se krimit kurse ne Elbasan ai ishte avokat i palës kundërshtare te bandës qe është një me pushtetin.


Kështu qe ne te dy rastet duket se ai për shkak te detyrës mësoi edhe sekrete te shtetit te mafies, lidhjeve te qeveritareve me drogën, vrasjet, trafiqet dhe për qeveritare qe ishin peng i lidhjeve te tyre me krimin. Prandaj dhe shkaku i ekzekutimit te tij mafioz shtetëror qëndron me sa duket para se gjitha te sekretet qe ai mësoi për shkak te profesionit, te cilat nuk rrezikonin banditët dhe vrasësit ordiner por shefat e tyre ne pushtet dhe qeveri.


Me këtë shpjegohet dhe heshtja totale e qeveritareve te te gjitha niveleve për këtë krim te shëmtuar. Ata heshtin sepse duket se ndjehen te lehtësuar. Avokati për shkak te detyrës mësoi ato qe kurrë nuk duhej ti dinte për bajlozet e narkoshtetit.


Duke dënuar me ashpersine me te madhe vrasjen shteterore mafioze per shkak te detyres te avokatit Gurra, shtoj se shkaku i vertet i ketij krimi te shemtuar fshihet thelle ne arkivat e zeza te narkoshtetit te Edvinit. Sb