TIRANË-Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet ndaj Artur Kulicit, të cilin e akuzon për vrasjen me dashje të balerinës Sonila Tafa, në hyrje të lokalit të natës ‘Dream City’.

Sipas prokurorisë, Kulicaj ka rrezikuar edhe jetën e shumë personave të tjerë çka e rëndon edhe më tepër pozitën e tij.

Akuza shprehet se para se të ekzekutonte balerinën, Kulici ka patur një zënkë me disa persona në ambientet e brendshme të lokalit të natës, cka ka detyruar bodiguardët ta nxirrnin jashtë tij. Nga hetimi ka rezultuar se pasi është larguar, Artur Kulici është rikthyer para lokalit në orët e para të 7 prillit të këtij viti, duke qëlluar në drejtim të hyrjes kryesore të diskos “Dream City”. Plumbat e armës kallashanikov i morën jetën Sonila Tafa me profesion balerine e cila që ndodhej rastësisht jashtë diskos. Dosja ndaj Kulicit është dorëzuar në gjykatë dhe pritet që gjykimi ndaj tij të kryhet në mungesë të të pandehurit, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ate nate Sonila Tafaj ndodhej ne disko me disa miq te saj dhe nuk ishte balerine e klubit. prinderit e saj kane bere apel me shume se njehere ne ndeshkimin e autorit perndryshe do bejne vetegjyqesi.

(d.b/News24/BalkanWeb)