Ministria e Jashtme greke ka thirrur për një takim ambasadoren shqiptare, Ardiana Hobdari. Mësohet se ambasadores sonë në Greqi do ti dorëzohet një notë proteste në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit grek në Bularat të Gjirokastrës.


Pas protestave të zhvilluara mbrëmë nga grekët, policia ka rritur masat e sigurisë rreth selive diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë.


Mësohet se masat po zbatohen në ambasadën shqiptare në Athinë dhe konsullatat në Selanik e Janinë. Ndërkohë policia ka rritur masat e sigurisë rreth selive diplomatike dhe konsullore të Shqipërisë.


Kjo me qëllim parandalimin e ndonjë reagimi të mundshëm pas vrasjes së ndodhur dje në Bularat.


Dje Ministria e Jashtme greke, duke kërkuar prej Shqipërisë sqarime rreth ngjarjes në Bularat, e quajti të papranueshëm faktin që operacioni precipitoi me humbjen e një jete njerëzore. Madje nënvizoi se pas zbardhjes së rrethanave do të bëhen dhe veprimet e nevojshme. Nga ana e saj ministria e Jashtme shqiptare e quajti të pajustifikueshëm dhe zhgënjyes reagimin e diplomacisë fqinje.


29 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)