frroku ne gjyqAnila Lamaj, bashkëshortja e kryekomisarit të vrarë një vit më parë, Dritan Lamaj ka dëshmuar sot në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Arben Frrokut, i dyshuari kryesor për vrasjen e tij.


Lamaj deklaroi se me sa ajo ishte në dijeni i vetmi konflikt që bashkëshorti i saj kishte ishte ai me Arben Frrokun, person të cilin siç u shpreh ajo, nuk e njihte deri në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.


Ka pasur shqetësimin për lëvizjen nga puna. Mua më shmangte nga problemet pasi vuaj nga zemra dhe nuk mi thoshte. Në orën 18:25 kam dëgjuar breshëri armësh dhe kam dalë në ballkon. I bija telefonit, nuk u përgjigj dhe dyshova se kishte ndodhur diçka, ka thënë Lamaj.


Më tej ajo ka kërkuar nga organet kompetente të zbardhin ngjarjen duke shtuar se e vërteta për vrasjen e Dritan Lamajt nuk mund të zbardhet duke pyetur familjarët.

15 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)


 


 


Ky shkrim Vrasja e kryekomisarit, e shoqja e Dritan Lamajt: Veç Frrokut, skishte konflikt me njeri u publikua me pare te Gazeta SHQIP.