Bardhok Ndoka, është bashkëshorti i parukieres Etleva Ndoka, që u vra nga ish-i dashuri i saj, ka folur për herë të parë për këtë ngjarje.


Ai thotë se nuk kishte dijeni për lidhjen e bashkëshortes së tij me autorin. Ndoka thotë se nuk kërkon ta dijë edhe se përse autori i vrau Etlevën.


Bardhoku tregon momentin se si e mori vesh lajmin dhe thotë se çdo gjë mes Etlevës dhe atij ka qenë normale.


Ai ka folur për emisioni Me zemër të hapur në News24.


INTERVISTA


Si është djali?


Djali arrin ta kuptojë pak, rri e dëgjon se çfarë flasim ne.


Dëshmitarja tha se ai i tha përse ke bërë kallëzim në polici, ju ishit në dijeni?


Gjithë këtë ngjarje deri sa ajo ka vdekur nuk di asgjë, atë ditë kam qenë me punë, më thanë e ke nusen pa terezi dhe e ke në spital.


Nuk e dini që ai e përndiqte?


Jo, nuk kam ditur asgjë.


E keni parë të shqetësuar?


E shihja ndonjëherë të shqetësuar, e pyesja, po më thoshte me dhëmb koka, kurrgjë, por nuk më ka thënë asnjë gjë, nuk jam në dijeni për asgjë.


Si ka qenë martesa juaj?


Martesa jonë, asnjë grindje, asgjë, shumë e mirë, nuk kam pas asnjë shqetësim, gjithçka ka qenë normale, nuk di se si ndodhi kjo.


Si e ngriti parukerinë?


E la një parukiere tjetër e kemi bërë gjithçka vetë, për gjithçka kemi folur për këtë, me shumë halle.


Doni të dini pse e vrau gruan tuaj?


Jo, jo, jo.


Nuk keni asnjë mesazh për ekzekutimin?


Nuk dua asgjë, fare, fare.