Jonida Duraj, vajza e Shefo Durajt, trupi i të cilit u gjet i vdekur rreth një vit më parë në pyllin e Kalenjës në Mallakastër ka kërkuar nga autoritetet e drejtësisë që vrasësi të marrë dënimin e duhur. Këtë deklarate ajo e ka bërë gjatë një interviste të dhënë për mediat, duke thënë se autorin e krimit nuk e njihte, ndonëse ishte në dijeni të historisë së hasmërisë. Dua që të marrin dënimin e merituar. Ishte një person shumë pozitiv dhe nuk i binte askujt në qafë. Atij personi që ka bërë krimin nuk e njoh. E dija historinë, por nuk jemi ruajtur, tha Jonida Duraj.


Zbardha e vrasjes u bë vetëm një ditë më parë dhe pritet që i dyshuari Feti Yzeiraj, autori i saj të dalë përpara togave të zeza. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se viktima Shefo Duraj mund te jete vrare për motive hasmërie, pasi babai i tij Llane Duraj ka vrar2 rreth viteve 1968 një bashkëfshatarin e tij që quhej My.G., dhe se djali i My.G., i cili quhet Mu. G., ka dijeni për vrasjen e shtetasit Shefo Duraj.


Për këtë, janë kryer kontroll në banesën e shtetasit M.G, në të cilën u gjet ky i fundit, gruaja e tij dhe djali i tij. Në kontrollin e banesës u gjetën dy sëpata të vogla, një sëpatë e madhe, një kosare, një bel si dhe dy bidonë plastik 1.5 l, njëra e mbushur plot dhe tjetra deri ne 1/3 e saj, me lëndë të dyshimte djegëse, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale për ekspertime te mëtejshme.


11 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)