Dy djemtë e Ferit Kolgjinit, autorit të krimit të trefishtë që ndodhi në Pezë të dielën, kanë mohuar në polici lidhjen jashtëmartesore të të atit.
Ne jo vetëm që nuk kemi dijeni rreth atyre që kanë deklaruar banorët e fshatit për lidhjen jashtëmartesore të babait tonë, por e mohojmë kategorikisht këtë që është thënë. Lidhja e vetme që ai kishte me gruan që po përflitet, është vetëm një shumë e vogël parash që ai i kishte marrë borxh asaj dhe nuk po gjente asnjë mundësi për tia kthyer. Me sa dimë ne, kjo ka qenë arsyeja pse ai ka debatuar me xhaxhain dhe nënën, por arsyet se pse ka ndodhur vrasje, ne nuk i dimë, kanë deklaruar në polici Edmond dhe Erion Kolgjini.
Tre viktimat janë varrosur ditën e djeshme në fshatin Pezë pranë njëri tjetrit.