Boran Bercama dhe Silvi Ndocaj, çifti i ekzekutuar në Shkodër

Ekzekutimi mafioz i çiftit Boran Bërcana dhe Silvana Ndoci, paraditen e djeshme në Shkodër e ka tronditur kryeqendrën e veriut. Policia e Shkodrës ndërkohë është duke vijuar hetimet për të zbardhur krimin e rëndë.


Sot janë zbardhur të tjera detaje nga vrasja e ish-policit dhe bashkëjetueses së tij në sytë e djalit 2-vjeçar. Mësohet se mbi viktimat është qëlluar me 23 plumba të një arme automatike gjermane tip M5P.


Autori ka qëlluar me breshëri në drejtim të çiftit dhe policia ka dyshime se një tjetër person ka qenë i pranishëm për të ndihmuar ekzekutorin. Dyshohet se autori ka vrojtuar çdo lëvizje të çiftit duke kryer më pas edhe vrasjen, ndërsa bashkëpunëtori i tij ka drejtuar makinën që u gjet më pas e djegur bashkë me armën brenda saj, në lagjen Dobraç.


Eleminimi i Bercanës duket se është kryer nga një vrasës profesionist dhe nuk përjashtohet as mundësia se mund të jetë me pagesë.


Hetuesit nga shqyrtimi i provave në vendngjarje kanë arritur në përfundimin se 30-vjeçari pasi ka parë autorin e krimit është hedhur në krahë të partneres 25-vjeçare për ta mbrojtur atë me trupin e tij. Ndërkohë djali i vogël i çiftit dyshohet se ka qenë në gjumë, në pjesën e pasme të makinës.


Ai i tmerruar nga zhurma e të shtënave dyshohet ti jetë afruar më pas nënës së tij dhe ka qëndruar në krahët e së ndjerës për rreth 5 orë, deir në momentin që fqinjët aty pranë njoftuan policinë.


Ndërkohë mësohet se Boran Bërcana ka dhënë dorëheqjen nga detyra si efektiv policie në janar, pak para se të niste procesi i vettingut. 30-vjeçari më pas ka qëndruar për dy muaj në Spanjë dhe kishte vetëm 8 muaj që ishte rikthyer në Shkodër, ku edhe banonte me qera në banesën, poshtë së cilës u ekzekutua.


16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)