Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur sot në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë.


Ademi theksoi se kjo duhet të shërbejë si kambanë alarmi për qeverinë, për të kthyer vëmendjen nga situata e rendit në Shkodër që është ende në dorë të bandave.


“Sot është e shtunë. Jemi gdhirë me një ngjarje shumë të rëndë, kanë ndodhur dy vrasje në Shkodër. Kjo është shqetësuese. Kjo është një ndër ngjarjet më shqetësuese të këtij viti, kjo duhet të tmerrojë kryeministrin dhe të gjithë qeverinë.


Por kjo mesa duket po tmerron vetëm shkodranët, të cilët vazhdojnë prej kohësh të kërkojnë që shteti të marrë në dorë situatën.


Shkodra po vazhdon të lihet në dorën e larjeve të hesapeve dhe të krimit, dhe është kjo ajo çfarë duhet të shqetësojë dhe tmerrojë kryeministrin dhe zv/kryeministrin e Shqipërisë”, tha kryebashkiakja Ademi


Gazeta Shqip