Polici raporton se ka arrestuar një person për vrasjen që ndodhi mbrëmë tek Liqeni. Në pranga ka rënë shtetasi Myftar Pasha, 56 vjeç, i cili akuzohet për veprën e moskallëzimit të krimit. Si autor i dyshuar i krimit është shtetasi Islam Myrtaj.  Sipas të dhënave, i arrestuari është shok i ngushtë me atorin e vrasjes.


Haxhi Bacinovski u ekzekutua me armë  mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke bërë vrap nga Liqeni me djalin e tij. Dyshohet se motivi i krimit mes autorit dhe viktimës ishte një borxh i pashlyer. Autori i kishte marrë Haxhi Bacinovskit 43 mijë euro borxh dhe refuzonte që tia kthente.


Kaq ka mjaftuar që mes dy personave të lindte një konflikt i ashpër, deri në  marrje jetësh. Ka qenë djali i viktimës ai që ka identifikuar autorin e krimit dhe mikun e këtij të fundit.


Njoftimi i policisë


Arrestohet një 56-vjeçar për Moskallzim krimi në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Bill Klinton, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe pronës në DVP Tiranë, arrestuan shtetasin:


M. P., 56 vjeç, banues në Tiranë


Ky shtetas në momentin e vrasjes së shtetasit H. B., dyshohet se ka qënë me autorin e vrasjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.


Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.