Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi Shkodrën gjatë orëve të para të mëngjesit ku një 53-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri.


Viktimë mbeti shtetasi Fatbardh Lici. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si ish-Poçeria, në lagjen Kiras.


Ai është vrarë me armë zjarri në rrugë nga persona ende të paidentifikuar nga policia.


Sipas informacioneve paraprake, mendohet se autorët e krimit kanë qenë dy persona. Një person ishte ekzekutori ndërsa i dyti drejtonte automjetin me të cilin u larguan pas krimit.


Disa minuta më vonë, policia gjeti në fshatin Dobraç një automjet tip Benz duke u djegur. Dyshohet se është pikërisht makina e përdorur nga ekzekutorët.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për identifikimin e autorëve. Pista kryesore ku po hetohet për momentin është ajo e hakmarrjes.


Viktima ka qenë i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e shtetasit Astrit Kurmemaj, ngjarje kjo e ndodhur në Mars të vitit 2011.


10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)