
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ku shtetasi Xhevdet Saraçi, banues në Kavajë, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 31-vjeçarin Ismet Zani, gjithashtu banor i këtij qyteti.
Nga burime zyrtare pranë uniformave blu mësohet se i dyshuari është arrestuar teksa përpiqej të largohej. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit, një pushkë 10-she.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Dyshohet se shkak i krimit ka qenë një konflikt i çastit, pasi viktima ka tentuar të presë një plep në tokën e autorit të dyshuar.