Dhunë dhe fyerje të pësuara për vite me radhë. Por pas rastit të fundit, në vitin 2017, Alesia Mendes, balerinë braziliane 40 vjeçe, ka vrarë në Gjenovë, Itali, bashkëshortin e saj Alesio Rossi, me 12 goditje me thikë. Megjithatë gjykata nuk e ka dënuar gruan. Sipas gjykatësit, ato 12 goditje me thikë, ishin për një mbrojtje të ligjshme. Nga hetimet ka dalë se Rossi ishte denoncuar dy herë për keqtrajtime dhe lëndime.







Prokuroria kishte kërkuar 16 vjet – “Ne duhet ta lexojmë motivimin, por ka shumë të ngjarë që ta apelojmë dënimin, gjithashtu sepse është e nevojshme të vlerësojmë nëse ekzistojnë ekstreme për mbrojtjen legjitime”, tha kryeprokurori i Gjenovës, Francesco Cozzi pas lirimit. “Mbrojtja legjitime, – theksoi Cozzi, – duhet të jetë aktuale dhe nuk mjafton keqtrajtimi për të justifikuar një krim dhe historia nuk është aq e drejtpërdrejtë, pasi viktima është vrarë me 12 goditje me thikë.


Avokatja e gruas e kënaqur – “Besova menjëherë në pafajësinë e klientes time, – tha avokatja Rachel De Stefanis, – dhe themelore ishin analizat e gjakut. Skemën e krimit e kemi rindërtuar duke analizuar gjurmët e gjakut. Skena flet dhe ajo që ai shpesh thotë është objektiv: unë besoj se është hera e parë që një konsulencë e tillë është përdorur në Gjenovë”.


Bashkëshorti ishte denoncuar Sipas hetimeve, ka dalë se Rossi ishte denoncuar dhe hetuar dy herë për keqtrajtime dhe lëndime ndaj gruas. Për njërin rast hetimi ishte shtyrë, ndërsa për të dytin, hetimet ishin akoma në zhvillim. Episode të gjitha të ndodhura në vitin e fundit para krimit.


Ngjarja Atë pasdite të 2017-ës, të dy u grindën për herë të fundit. Por gruaja atë ditë mori një thikë kuzhine dhe ia nguli të shoqit. Rossi u përpoq të largohej, por u përplas në dyshemenë e shtëpisë. Balerina qëndroi në shtëpi dhe kërcënonte policinë se do të vetëvritej. Por një agjente arriti të bisedojë me të dhe ta bëjë që të dorëzohet. Që prej asaj dite, braziliania është në burg, por për një dënim që ndërkohë bëhet fjalë vetëm për disa gramë drogë, e cila iu gjet në banesë para vrasjes.


19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)