Ka dalë përpara gjyqit biznesmeni italian Mirko Franzoni, i akuzuar për vrasje me dashje të një hajduti shqiptar më 14 dhjetor të vitit 2013, në hyrje të shtëpisë së tij në Serle të Brescias.


Franzoni kontrolloi për më shumë se një orë përgjatë rrugëve të zonës, pasi pikasi dy persona të dyshuar. Me anë të një pushke, ai vrau 26 vjeçarin shqiptar Eduard Ndoj.


Për prokurorinë, vrasja ishte me dashje, ndërsa i akuzuari gjithmonë ka pohuar se goditja ishte aksidentale. Megjithatë, ekspertiza mjekoligjore ka provuar se vrasja ka ndodhur nga një distancë e afërt, e pranuar kjo edhe nga vetë i akuzuari. 


Gjatë marrjes në pyetje në atë kohë biznesmeni italian deklaroi se nuk kishte për qëllim të vriste shqiptarin, por arma u shkrehur gjatë përleshjes.


Si rrallë herë në proceset gjyqësore italiane, salla e gjyqit do të shndërrohet thuajse në një studio televizive, pasi procesi do të transmetohet nga RAI.


Biznesmeni italian


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter