Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për vrasje, është ekstraduar nga Anglia drejt vendit tonë.


Ai është Shpëtim Bushaj, 49 vjeç, lindur në Fier, i cili pritet të vuajë 20 vite burg.


Pasditen e djeshme ai u ekstradua nga Londra, drejt aeroportit të Rinasit, ku iu dorëzua autoriteteve shqiptare.


Bushaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në 14 mars 2001, e ka dënuar me 20 vite burg, për veprat penale Vrasje me dashje dhe Armëmbajtje pa leje.


Shpëtim Bushaj akuzohet se më 13 mars të vitit 1998, rreth orës 23:00 në qytetin e Patosit, ka vrarë për motive të dobëta me automatik shtetasin G.M.


Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchesterin/ Mbretëri e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.


25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)