Forca e NATO-s në Afganistan tha se dy ushtarë amerikanë u vranë gjatë kryerjes së një operacioni. Në një deklaratë të lëshuar të premten, NATO nuk i publikoi emrat e viktimave dhe nuk dha detaje të tjera.


Dhuna në Afganistan vazhdon, edhe pse militantët talibanë po mbajnë negociata me zyrtarët amerikanë për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i jepte fund luftës gati 18-vjeçare në këtë vend. Rrethi i fundit i bisedimeve u mbajt këtë muaj. Të dyja palët thanë se është bërë përparim, por ende pa marrëveshje.


Misioni i NATO-s në Afganistan aktualisht përfshin 17,000 trupa – rreth gjysma e tyre nga Shtetet e Bashkuara. Viktimat e fundit çojnë në 4 numrin e ushtarëve të vrarë amerikanë, këtë vit në Afganistan.